INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventus vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Juventus vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Publikuar më: 08:12 04-05-2017

Juventus fitoi me rezultat 2-0 kundër Monacos në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stade Louis II të mërkurën mbrëma. Ky rezultat nënkupton se Bianconerët nuk kanë pranuar gol në gjashtë ndeshje radhazi dhe në këtë mënyrë kanë vënë rekord të klubit në garën më të madhe evropiane. Klubi i fundit që i ka shënuar gol Zonjës së Vjetër ishte Sevilla më 22 nëntor 2016. Që atëherë Dinamo Zagrebi, Porto, Barcelona dhe Monaco kanë provuar, por kanë dështuar ta kalojnë murin mbrojtës të bardhezinjve.

Mbrojtja e Juventusit vazhdon të mbetet e pakalueshme për shumë skuadra evropiane. Për më shumë, kjo ishte hera e parë që nga nëntori i vitit 2015 që Monaco nuk shënonte gol në shtëpi në të gjitha garat.

Portieri legjendar nuk ka pranuar gol në Ligën e Kampionëve qe 621 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996