INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Juventusi dhe Bayerni ndahen në barazim,Barcelona i afrohet çerekfinales

Publikuar më: 07:38 24-02-2016

Barcelona dhe Bayern janë dy skuadrat që dalin të favorizuara nga sfidat e tyre në 1/8 e Uefa Champions League. 

Kampionët në fuqi të Evropës mundën në “Emirates Stadium” Arsenalin me rezultatin 0-2, goli i parë madje ishte një finalizim i Messit por i ndërtuar në mënyrë kolektive, me Suarezin që hapi për Neymar e ky i fundit që dha pasimin e fundit për argjentinasin që nuk e pati të vështirë të realizonte. Ndërsa në të 83-tën, Messi shënoi dhe golin e dytë të mbrëmjes këtë herë duke i treguar i saktë nga pika e bardhë. Mer këtë fitore Barcelona është tashmë me një këmbë në cerekfinale.

Juventusi bëri një kthesë fantastike në shtëpi ndaj Bajernit, por rezultati 2-2 i sfidës së Torinos gjithsesi lë më të faorizuar bavarezët e Guardiolës. Skuadra e Pep dominoi për 60 minuta duke kaluar madje dhe vështirësitë e dëmtimeve dhe arriti të shënojë dy herë me Muller dhe Roben. Dy gola që zgjuan Juventusin, me bardhezinjtë që arritën të barazonin sfidën me Dybalan dhe Sturaron. Një 2-2 që lë gjithsesi një shpresë për Juventusin për ndeshjen e kthimit edhe pse në Bavari do të jetë Bajerni që do të niset i favorizuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0014939308166504