INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventusi dhe Buffon drejt rekordeve

Juventusi dhe Buffon drejt rekordeve

Publikuar më: 10:21 12-03-2016

Juventusi fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Sassuolos dhe e çoi në gjashtë pikë diferencën me Napolin e vendit të dytë në Serinë A. Goli i Dybala-së, i 14-ti për të në këtë sezon të parë me torinezët, i dha tre pikë të çmuara skuadrës që pretendon të fitojë kampionatin e pestë radhazi në Itali.

Një meritë të madhe në suksesin aktual të Juventusit ka dhe portieri veteran, 38-vjeçari Gianluigi Buffon, i cili e mbajti portën të paprekur për të dhjetën ndeshje me radhë në kampionat. Buffon nuk ka pësuar gol prej 926 minutash, dhe i duhen vetëm tre minuta të tjera që të thyejë rekordin e Sebastiano Rossi-t, ish-portierit të Milanit, të vendosur në vitin 1994.

Goli i fundit i shënuar në portën e Buffon-it në Serinë A i përket 10 janarit, në ndeshjen ndaj Sampdorias, me rrjetën të tundur nga Antonio Cassano. Ndërkaq, Buffon ka lënë tashmë pas një tjetër emër të madh të futbollit italian, portierin Dino Zoff, që në kohën e vet e pati ruajtur portën të paprekur për 903 minuta.

Buffon do të ketë mundësi ta thyejë rekordin e Rossit më 20 mars, në derbin e Torinos. 

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711