Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Në mbrëmjen gala që zhvillohet çdo vit në Seria A dominues edhe njëherë ka qenë Juventusi, në ceremoninë që u zhvillua dje në Milano. “Zonja e Vjetër” u vlerësua si skuadra më e mirë, ndërsa Massimiliano Allegri mori trofeun e trajnerit të vitit. Lojtari më i mirë në Serie A u shpall Leonardo Bonucci. Po ashtu, bardhezinjtë dominojnë edhe formacionin e vitit, me 6 nga 11 lojtarët e përzgjedhur, duke mosllogaritur Miralem Pjanicin dhe Gonzalo Higuainin. Ekipi më i mirë për vitin 2016 në Itali përbëhet nga Buffon; Bonuci, Barzagli, Chiellini, Koulibaly; Pjanic, Nainngolan, Pogba; Hamsik, Dybala, Higuain. Nikola Rizzoli u shpall gjyqtari më i mirë për herë të gjashtë në karrierë, ndërsa talenti më i mirë i Serie B, Leonardo Morosini.