INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Juventusi fiton derbin e Italisë, mund 2-0 Interin

Publikuar më: 08:47 29-02-2016

Juventus fiton derbin e Italisë përballë Interit me rezultatin 2-0 dhe marshon drejt titullit kampion. Zikaltërit u treguan edhe njëherë tjetër të pafuqishëm për të ndalur kampionët e Italisë duke treguar se diferencat janë shumë të mëdha dhe se akoma nuk janë gati për të sfiduar ‘Zonjën e Vjetër’.

Juventusi është fituesi i derbit të Italisë. Bardhezinjtë e drejtuar nga Allegri mundën 2-0 Interin, duke iu afruar më shumë titullit të pestë radhazi, ndërkohë ekipi i Mancini-t vazhdon t’i largohet gjithnjë e më shumë zonës Champions.

Goli i parë Juventusit erdhi prej çasteve të para të fraksionit të dytë, me mbrojtësin  Bonucci që shfrytëzoi asistin e pavullnetshëm nga D’Ambrosio.

Polemikat në Derbin e Italisë nuk mund të mungonin. I aktivizuar në të 82-ën, vetëm pak sekonda më pas Alvaro Morata fitoi një penallti. Edhe pse zikaltërit pretenduan ndërhyrje të parregullt të sulmuesit ndaj Miranda-s, gjyqtari Rocchi ndëshkoi ndërhyrjen e mbrojtësit.

Ekzekutimi u mor përsipër nga Morata, që mposhti për të dytën herë Handanovic dhe vulosi suksesin e Juventusit.

Me këtë fitore bardhezinjtë u ngjitën në kuotën e 61 pikëve, 4 më tepër se Napoli, që luan në fushën e Fiorentina-s. Disfata erdhi si një tjetër goditje për Interin, që humbi terren nga Roma e vendit të tretë, ndërsa tashmë rrezikon edhe vendin e pestë, me Milanin që është vetëm një pikë larg.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316