Juventus ka arritur të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri ka eliminuar Atalantën e Etrit Berishës, pasi e ka mundur me rezultatin 3-2. Edhe pse dominuan në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola me Dybala dhe Mandzukic, djemtë e Allegrit e ulën ritmin në pjesën e dytë. Në minutën e 72, Konko shkurton diferencën në 2-1, por 3 minuta më vonë është Pjanic që me 11-metërsh rikthen avantazhin e dy golave. Në fund, Latte Lath tremb juventinët duke shënuar golin e dytë, por bardhezinjtë arrijnë të ruajnë fitoren. Në këtë mënyrë Juventus bëhet skuadra e tretë që kalon në çerekfinale, pasi më parë u kualifikuan Napoli dhe Fiorentina.
Në çerekfinale, Juventusi do të presë fituesen e çiftit Milan-Torino.