Pas humbjes 2-1 përballë Fiorentinës, ka reaguar drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Juventusit, Beppe Marotta i cili zyrtarizoi të ardhmen e trajnerit, Massimiliano Allegri.
Mbrëmjen e djeshme ishin mediat italiane të cilat kanë përfolur një shkarkim të mundshëm të Allegrit, por menjëherë Marotta përgënjeshtroi lajmin duke theksuar se trajneri do të vazhdojë të drejtojë ‘Zonjën e Vjetër’.
“Është viti i tij i tretë dhe për trajnerët të qëndrojnë në një skuadër tre apo katër vite, është diçka normale. Allegri është trajner fitues dhe nuk kemi arsye pse të humbasim atë”, u shpreh i prerë numri një i bardhezinjve.
Mbrëmjen e djeshme Juventusi pësoi humbjen e katërt në Serie A.