Juventus ka fituar në Torino me rezultatin 1:0 kundër Napolin me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga ana e Zaza.
Djemtë e “Zonjës së Vjetër” kanë mundur rivalin e tyre kryesor, Napolin me rezultatin 1-0. Golin e avantazhit për bardhezinjtë e ka realizuar Simone Zaza, i cili është aktivizuar në pjesën e dytë nga tekniku Alegri. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat e bardha 0-0.
Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Zaza ka habitur të gjithë stadiumin pasi shënoi krejt befasisht.
Ai shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca, duke i dhënë Juves kështu fitoren në këtë ndeshje dhe vendin e parë në kampionat.
Pas fitores, Juve renditet në vendin e parë me 57 pikë, pasuar nga Napoli me 56 pikë. /Albeu.com/