Zherard Deulofeu pritet të mbetet në Serinë A sërish, teksa sulmuesi anësor nuk dëshiron të kthehet te Barcelona, që mundet ta blejë spanjollin falë një klauzole që në në kontratën e bërë me Evertonin.
Milani është skuadra kryesore që e do sulmuesin, por për të po interesohet edhe Roma, që e sheh Deulofeun si zëvendësuesin ideal të Salah, të cilin e shiti te Liverpuli.
Por veç Milanit dhe Romë, sipas “Daily Mail” ka hyrë në garë edhe Juventuesi, që mbetet për t’u parë sa seriozisht e ka.
Deulofeou u huazua në janar nga Evertoni te Milani, aty ku ai ka akumuluar më shumë se asnjëherë tjetër, teksa ka zbritur në fushën e blertë në 17 ndeshje në kampionat, duke luajtur për 1463 minuta, gjatë të cilave ka shënuar 4 gola. Më mirë 23-vjecari kishte bërë vetëm me ekipin e dytë të Barcelonës.