Juventusi synon të bëjë goditje e madhe në merkaton e janarit. Bardhezinjtë janë vënë në kërkim të dy lojtarëve të Real Madrit, Hames Rodriguez dhe Isko Alkorkon.
Të dy këta lojtarë nuk po trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga Zidane, dhe tashmë largimi i tyre është tepër i mundshëm.
Duke parë këtë fakt, drejtuesit e Juventusit nuk humbasin kohë dhe fillojnë sulmin për ti transferuar qysh në merkaton e janarit të dy lojtarët.