INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Juventusi vazhdon marshimin i ndjekur nga Milani dhe Roma, Barcelona nuk i ndahet Realit, mund edhe Sevilla-n.[VIDEO]

Publikuar më: 13:08 07-11-2016

Juventus dhe Milan ecin krah për krah në krye të renditjes duke arritur fitore të ngjashme në Palermo dhe Verona. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Chievos ndërsa Milani ndaj Palermos duke patur ecuri të njëjtë dhe gjatë ndeshjes. Roma në gjurmët e Juves, verdhekuqtë mposhtën me lehtësi Bolonjën me rezultatin 3-0 ku protagonist absolut në “Olimpiko” ishte Mohamed Salah, autor i të tre golave për skuadrën nga kryeqyteti. Interi ka fituar me vuajtje ndaj Krotones duke e zgjidhur ndeshjen vetëm 6 minuta nga fundi.

Në kampionatin spanjoll Barcelona ka fituar me përmbysje një ndeshje shumë të vështirë në La Liga, duke mbajtur kandidaturën e fortë për titullin kampion. Katalanasit munden me rezultatin 2-1 Sevillen.  Sevilla shënoi e para me anë të Vitolo, kur u mbush çerekore lojë, ndërsa Barcelona arriti të barazojë dy minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Lionel Messi, i shërbyer nga Neymar. Golin e epërsisë  duke i dhene fitoren ishte  sulmuesi Luis Suarez, këtë herë i shërbyer nga Messi. Katalanasit ngjiten në kuotën e 25 pikë, dy më pak se Real Madrid, që fitoi kundër Leganes dhe tre më shumë se Villarreal i vendit të tretë. Sevilla ndan vendin e katërt me Atletico Madrid me nga 21 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666