INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juvetus fillon vitin me rekord në Seria A, kalon me lehtësi Bologna

Juvetus fillon vitin me rekord në Seria A, kalon me lehtësi Bologna

Publikuar më: 15:32 09-01-2017

Juventus ka vendosur një rekord të ri në Seria A, duke fituar 26 ndeshje radhazi brenda në shtëpi. Ky është një rekord absolut që vetëm Zonja e Vjetër mund ta vendosë në kampionatin italian. Juve vazhdon ecurinë pozitive në Seria A duke mundur me lehtësi Bologna-n me rezultatin e pastër 3:0.Dhe Interi ka nisur mbarë vitin 2017. Zikaltërit morën 3 pikë shumë të rëndësishme ne transfertën ndaj Udineses. Të besuarit e Piolit vuajtën, por arritën të pëmbysin rezultatin në fund të lojës.Udinese arin të shënojnë të parët në minutën e 17 por në fund të pjesës së parë, kroati Perisic barazon rezultatin me një gol të bukur. Në pjesën e dytë, Inter shton përsëri me Perisic  duke i dhuruar tre pikë Interit që blejnë shumë për ecurinë e kampionatit.

Carlos Bacca ka qenë heroi i Milanit në një ndeshje e cila në letër mendohej e lehtë për kuqezinjtë, të cilët kanë vuajtur jo pak përballë Cagliari-, duke fituar me rezultatin minimal 1-0.
Një autogol i mbrojtësit Izzo në minutën e 36-të të takimit i mjaftoi Romës për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë me Genoan. Etrit Berisha rigjeti portën e Atalantës pas më shumë se një muaji dhe rikthimi i tij rezultoi i sukseshëm për ekipin bergamask që mposhti 4-1 Chievon në Verona.

Article Logic
Execution time: 0.003169059753418