INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë sezon mos kini frikë të vishni çizmet mbi gju!

Këtë sezon mos kini frikë të vishni çizmet mbi gju!

Publikuar më: 11:21 24-12-2015
Në pamje të parë, çizmet e gjata mbi gju na kujtojnë vitet 80’ , kur Julia Roberts luante në filmin “Pretty Woman”
. Edhe pse ato vite kanë kanë dy dekada që kanë kaluar, trendi i çizmeve të gjata është kthyer dhe rikthyer për shumë sezone. 
Pa diskutim që këto çizme janë ato më seksi në gjithë historinë e çizmeve dhe kanë fuqinë për ta shndërruar një veshje të thjeshtë në një outfit unik. Vetëm me nje kusht: Të guxosh t’i veshësh. 
 
Si mund t’i veshesh ato pa u dukur provokuese, por stylish në të njëjtën kohë? 
 
 
 
Si fillim ju këshillojmë mos provoni kurrë të vishni çizme të gjata me platformë. Hiqini nga lista! 
 
 
Cilësia vjen e para! Zgjidhni çizme që të jenë dhe të duhen të shtrenjta, por në të njëjtën kohë dhe të rehatshme. Është një investim që nuk e bëni shpesh, prandaj kini kujdes! 
 
 
Miksoni dhe kombinoni tekstilet: çizme të gjata lëkure me copa të leshta dhe të thurrura janë kombinimi ideal, sidomos kur bluzat janë të gjëra.Çizmet prej kastori duken bukur me funde lëkure apo copa mat apo me shkëlqim.
 
 
Nxirrni pak në pah një pjesë të kofshës pa e eksagjeruar. Fundet e shkurtra ose të ngushta stil “pencil” mund të kenë një prerje të vogël. Kujdes! Kjo nuk këshillohet në ambiente pune. 
 
 
Shmangni bluzat e ngushta dhe zëvendësojini ato me masa të mëdha dhe të lirshme kombinuar me funde ose pantallona të ngushta.
 
Article Logic
Execution time: 0.0020170211791992