Modelja Kejvina u kthye nga Italia për të qënë pjesë e emisionit të Ermal Mamaqit por edhe pse nuk është më pjesë e stafit të tij, Kejvina po punon për disa projekte në Shqipëri. Ajo është bërë një ndër modelet që ka qëndrën e vëmëndjes për shkak të veshjes estravagande të saj dhe fotot tepër provokuese.
Së fundmi e kemi parë se është bërë shumë shoqe me Oriola Marashin dhe kjo ndoshta pasi të dyja u bënë pjesë e gjigandit botëror GUESS.
I shohim shpesh bashkë dhe jo rrallë herë ndodh që t’i shprehin simpatinë njëra-tjetrës në rrjetet sociale dhe kështu ndodhi në një foto të fundit të Kejvinës ku shfaqej me bikini të zeza dhe Oriola komentoi disa emoji bomba. Mirëpo një fans bëri një koment aspak të hijshëm pasi shkroi: “k**vat në aksion”.
Kejvina nuk bëri sikur nuk e pa komentin dhe ia ktheu: “Qeke budalla fare, tyyyttt”. Sic duket modelja u tregua pak më e kujdesshme se ishte gati për ta sharë publikisht.