INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka 4 lloje çiftesh, po ju ku bëni pjesë?

Ka 4 lloje çiftesh, po ju ku bëni pjesë?

Publikuar më: 13:33 03-05-2017

Nëse nuk e kishit menduar ndonjëherë të kategorizonit lidhjen tuaj me partnerin, ky studim i kryer së fundmi ju vjen në ndihmë për të zbuluar çfarë raporti keni ndërtuar.

Dhe mbase kur të gjeni veten në njërën nga kategoritë, do të ndiheni më mirë kur të mësoni se ka dhe të tjerë që sillen si ju dhe nuk jeni aspak të çuditshme, apo problematike, apo të fiksuara etj, etj, etj...

1. Gjithmonë duke u zënë, por pasionantë
Për këtë kategori çiftesh ekziston opsioni "It's Complicated" në Facebook. Niveli i tyre i përkushtimit rritet dhe ulet, veçanërisht pas argumenteve, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Konfliktet i ndihmojnë këto çifte të marrin vendime për lidhjen e tyre, por nuk janë më të prirur se grupet e tjera për t'u ndarë. Zënkat mund t'i largojnë, por pasioni i bashkon prapë bashkë.

2. Të fokusuar tek njëri-tjetri
Nëse ideja juaj e takimit ideal është një xhiro e gjatë në orët e vona e pasuar nga orë të tëra përpara televizorit duke parë serialin tuaj të preferuar, bëni pjesë në këtë kategori. Këto çifte kalojnë shumë kohë bashkë duke ndarë hobi dhe aktivitete të ndryshme dhe është pikërisht kjo kohë e shpenzuar së bashku që e shtyn përpara lidhjen. Janë të kujdesshëm kur vjen puna tek vendimet që lidhen me marrëdhënien e tyre, që rritet nga brenda jashtë dhe janë më të kënaqurit nga të gjitha kategoritë.

3. Fluturat sociale
Nëse mbrëmja juaj ideale me partnerin është një darkë jashtë me miqtë tuaj për të 100-tën herë këtë muaj, kjo është kategoria që ju përshtatet më mirë. Çiftet e shoqërueshme shfrytëzojnë kohën me miqtë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënien e tyre. Miqësia e përbashkët i bashkon këto çifte dhe i bën më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Kanë lidhje të qëndrueshme dhe nivele të larta dashurie, sepse i mban bashkë edhe miqësia e mirë, që është tregues i një lumturie afatgjatë.

4. Dramatikët
Fatkeqësisht jo për të gjitha çiftet është e thjeshtë. Gjërat mund të nisin mirë, por nuk përfundojnë aq mirë për çiftet dramatike. Këto lloje çiftesh marrin vendime bazuar në eksperienca të pakëndshme jashtë lidhjes së tyre. Kanë shumë luhatje dhe përkushtimi i tyre ndryshon në mënyrë drastike. Nis të shohësh gjëra që nuk të pëlqejnë, shikon lidhjen në një këndvështrim negativ dhe shumë shpejt heq dorë. Jo më kot çiftet dramatike tentojnë të ndahen rreth dy herë më shumë se çiftet e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162