Nuk është hera e parë që kur flitet për një romancë të mundshme mes dy personazheve publikë, ata të mos e pohojnë, madje edhe e mohojnë. Në muajin tetor mediat raportuan se Channing Tatum dhe Jessie J janë çifti më i ri i showbiz-it. Pas ndarjes nga Jenna DeWan aktori i njohur gjen dashurinë me këngëtaren britanike.
Vetë çifti nuk kanë preferuar të flasë në lidhje me këtë çështje. Së fundmi aktori dhe këngëtarja janë fotografuar duke u puthur jashtë një makine. Nuk dihet ende se si ka nisur lidhja mes tyre, por është e sigurt se Jessie J dhe Channing Tatum janë çifti më i ri dhe madje janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Channing Tatum u nda nga Jenna Deëan në muajin prill pas 9 vitesh martesë.