INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ka arsye shumë të forta, u shantazhua”, Nishani jep alarmin, ja kush është arsyeja e dorëheqjes së kreut të SHISH

“Ka arsye shumë të forta, u shantazhua”, Nishani jep alarmin, ja kush është arsyeja e dorëheqjes së kreut të SHISH

Publikuar më: 14:40 31-10-2017

Ish presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, jep alarmin: “U shantazhua”.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka mbetur i befasuar dhe i keq ardhur nga dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, duke mos mohuar që presioni politik ta ketë shtyrë atë.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i shtetit, Bujar Nishani, flet për marrëdhënien institucionale që kishte me Visho Ajazin, njeriun, të cilin në vitin 2012, me propozim të ish-kryeministrit Berisha, e dekretoi në krye të SHISH.

“Nuk kam asnjë informacion se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika. Mund t’ju them se kam mbetur i befasuar dhe shumë i keq ardhur nga kjo situatë e krijuar në njërin prej institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe shumë specifike, për më tepër, në situatën aktuale që lidhet me sigurinë nga kërcënimet, qoftë me terrorizmin, qoftë me krimin e organizuar. Kam pasur dhe ruaj një eksperiencë të shkëlqyer nga bashkëpunimi me të dhe e vlerësoj për profesionalitetin, maturinë dhe gjakftohtësinë, me të cilën ka menaxhuar punën dhe sfidat. Me siguri që dorëheqja ka arsye shumë të forta, për një natyrë si ajo që kam njohur unë tek z. Ajazi”, u shpreh Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611