INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po del në pension Karl Lagerfeld?

A po del në pension Karl Lagerfeld?

Publikuar më: 10:13 20-04-2016

Karl Lagerfeld mund të dalë në pension pas show-t në krocera të Channel-it, në Kubë muajin që vjen” raporton “Page Six”.

Dizanjeri i njohur 83 vjeçar i cili është drejtori kreativ i Channel dhe Fendi, thuhet se me të vërtetë është lodhur. Ai nuk po ecën mirë dhe është gati që t’i japë fund. Lagerfeld ka menaxhuar  Channel që nga viti 1983 dhe Fendi që në vitin 1965. Në vitin 2012 ai tha publikisht se do të dilte në pension vetëm kur të vdiste . “Nëse unë do të dal në pension, unë do të vdes dhe atëherë do të përfundojë gjithçka. Unë mund të bëj atë që dua në çdo lloj vendi që të ndodhem. Do të isha budalla nëse do të ndaloja. Puna është një mënyrë e mirë për të mbajtur larg mërzinë”, ka thënë ai. Por jo të gjitha premtimet mund të mbahen dhe një nga rastet duket se është dhe ai i stilistit të njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174