Një ndër gjërat më të komentuara sot ka qenë performanca e Lady Gagës dhe Bradley Cooper në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve Oscars 2019. Ata janë parë afër me njëri-tjetri dhe gati sa nuk u puthën.Ka mjaftuar kjo që fansat të shkruajnë të bindur se mes tyre ka diçka më shumë sesa kimi profesionale.
Pyetja e vetme që na ka lindur të gjithëve është se çfarë mendimi ka bashkëshortja e regjisorit Bradley Cooper, Irina Shayk për të gjitha këto thashetheme?
Mesa duket modeles së njohur nuk i kanë bërë përshtypje këto komente dhe është e bindur që Bradley ka sy vetëm për atë.
Ajo dhe Lady Gaga janë parë duke u përqafuar mbrëmë duke hequr çdo dyshim të mundshëm se mes dyshes në fjalë do të kishte diçka.