INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka edhe kështu! Modelja 21-vjeçare nxjerr në “ankand” virgjërinë për arsyen e çuditshme, shifrat janë të çmendura...[FOTO]

Ka edhe kështu! Modelja 21-vjeçare nxjerr në “ankand” virgjërinë për arsyen e çuditshme, shifrat janë të çmendura...[FOTO]

Publikuar më: 19:02 16-04-2018

Nuk është as e para dhe me siguri s’do jetë as e fundit!

Për shumë femra, virgjëria është shume rëndësishme, ndërsa ka disa femra që e nxjerrin në shitje atë për fituar para, fatkeqësisht. Një modele e re portugeze ka në plan që të shesë virgjërinë e saj në mënyrë që të grumbullojë para’ për të udhëtuar rreth e rrotull botës.

21-vjeçarja Penelope ka marrë deri tani disa oferta, që të mbledhura bashkë bëjnë rreth 250 000 euro, por shpreson që ta shesë virgjërinë për 1 milion euro, raporton Dailymail.
Studentja thotë se familja e saj nuk di gjë për këtë plan dhe për këtë arsye nuk e jep emrin e saj të vërtetë.

“Vij nga një familje shumë konservatore, që nuk më linte të dilja me djem. Kisha vëllain e madh që më ruante gjatë gjithë kohës, ndërsa për vete bënte çfarë të donte. Nuk ishte e drejtë”, tregon Penelope.

21-vjeçarja thotë se ofertat që ka marrë kanë qenë të kënaqshme, por jo aq të larta sa pretendon ajo. Për këtë arsye, vendosi të nisë një ankand.

 penle.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264