Sot ka nisur viti i ri akademik në vendin tonë, ku shumë studentë janë ulur për herë të parë në bankat e universiteteve. Ndërkohë që Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka publikuar një udhëzim për kuotat e mbetura bosh. MAS njofton se pas dy raundeve të para të regjistrimit ka ende kuota bosh dhe se procedurat e regjistrimit në universitete vijojnë nga data 16 deri në 26 tetor 2017. Të drejtën e regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët e regjistruar në portal me herët. Urdhri për regjistrimin e kandidatëve është firmosur nga ministrja Lindita Nikolla.