Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.
Portali Gecce, ka realizuar së fundmi një sondazh përsa i përket aktorit më të ndjekur turk. Kjo gjë mund të shihet edhe nëpërmjet ndjekësve të tyre në rrjete sociale, megjithatë, kur bëhet fjala për aktorin e preferuar, të gjithë votojnë në këto 'konkurse'. Emrat më të njohur të kinematografisë turke, ishin përmbledhur në një listë. Votimet, u përllogaritën së bashku me numrin e ndjekësve të secilit prej tyre nëpër rrjete sociale. Sipas rezultateve, aktori i preferuar i publikut është Can Yaman, i cili ka marrë plot 50.1% të votave. Pas tij vjen Burak Ozcivit me 24.4% dhe në vend të tretë Enis Arikan me 12% të votave.