INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka gënjyer?! Tea tha që ka qenë i lidhur kur ishte në Përputhen, Andi bën paralajmërimin që s’pritej: Si fillim...

Ka gënjyer?! Tea tha që ka qenë i lidhur kur ishte në Përputhen, Andi bën paralajmërimin që s’pritej: Si fillim...

Publikuar më: 12:37 07-04-2021

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” , Tea Trifoni nga emisioni i dashurisë kohë më parë ka dalë si çift me Andi Shehun, e që pas daljes, ajo konfirmoi lidhjen me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin e që kjo lidhje nuk iu zgjati shumë pas disa mosmarrëveshjeve që kishte çifti në pushime.

Tea u rikthye në program me një intervistë rreth ndarjes së saj me Beartin dhe raportet me Andin.

Gjatë kohës sa Andi ishte pjesë e programit, fansat aluduan për një lidhje të fshehtë të tij me konkurrenten Melisa, e që pas daljes së saj dyshja vazhdimisht janë takuar. Tea e ka pranuar se ka qenë një lojë dhe ka kërkuar falje, por ndërkohë ajo ka theksuar se në këtë lojë nuk ishte e vetme por së bashku me Andin, për këtë arsye ajo thotë se ndihet e zhgënjyer nga Andi për mënyrën se si ai reagoi pas gjithë skandalit, duke u tërhequr dhe duke ia lënë të gjithë peshën e fajit asaj.

Po ashu ajo ka rrëfyer edhe një tjetër të vërtetë, ku ka thënë se Andi ka qenë në një lidhje me një vajzë tjetër gjatë kohës që po mashtronte publikun dhe produksionin njëkohësisht duke u deklaruar për Tean.

Pas gjithë kësaj, Andi vendosi ta thyejë heshtjen duke thënë se edhe ai do ta tregojë versionin e tij të kësaj ngjarje.

“Si  fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen Per’puthen, dhe ndahesh… Sic kam then, eshte naiviteti qe te ben te flasesh. Gjithsesi presim, sepse dhe une do jap variantin tim…”, ka shkruar ai.

graz.png

 

Ai tha gjithashtu se do ketë gjëra të forta në lidhje me gjithë këto aludime të bëra në rrjet.

rezb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035