Prej dy ditësh po qarkullojnë lajme në media se Bora dhe Heidi duket se nuk i kanë punët mirë, pasi nuk ndjekin njëra tjetrën në Instagram.
Ish banorja e BBV ishte e ftuar sot në Wake Up në Top Channel dhe e pyetur për këtë temë ajo tha me të qeshur se, sapo mësoi për lajmet i ka bërë menjëherë “follow” Borës.
“Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua. Jam një tip i qetë kështu që përgjithësisht nuk kam probleme me njerëzit. Në jug kaluam shumë mirë. Jam kënaqur. Ishte një natyre fantastike dhe kishte një perëndim shumë të bukur”, tha ajo duke u dhënë kështu fund aludimeve për një krisje të marrëdhënieve me kunatën.