INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka hequr dorë nga ekrani? Flet për herë të parë Floriana Garo: Në planet e mia tani...

Ka hequr dorë nga ekrani? Flet për herë të parë Floriana Garo: Në planet e mia tani...

Publikuar më: 17:57 23-05-2018

Dy muaj më parë, bukuroshja e ekranit Floriana Garo u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën e saj Adia, të cilën ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut.

Pas lindjes së saj, qarkulluan zëra se Floriana kishte deklaruar se nuk do të ishte më pjesë e ekranit në të ardhmen. Mirëpo, e kontaktuar nga “Pop Culture”, ajo tregoi se aktualisht nuk ka plane të afërta për tu rikthyer në ekran, por ky mbetet një opsion i hapur.

“Nuk kam plane të afërta për t’u rikthyer në ekran, por mbetet një opsion i hapur për mua. Kënaqësia për të qenë pjesë e ekranit është e madhe”- ka deklaruar ajo sipas moderatorëve, duke përgënjeshtruar lajmet se nuk do të rikthehet më në ekranin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053