INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka jetë edhe në MARS? Bëhet zbulimi i madh në këtë planet, mësoni çfarë është gjetur! [FOTO]

Ka jetë edhe në MARS? Bëhet zbulimi i madh në këtë planet, mësoni çfarë është gjetur! [FOTO]

Publikuar më: 19:54 25-07-2018

Studiuesit kanë gjetur dëshmi për ekzistencën e një liqeni me ujë të lëngshëm në planetin Mars. Ajo që ata besojnë se është një liqen shfaqet nën kapakun polar jugor të Planetit të Kuq dhe është rreth 20 km larg. Astronautët kanë gjetur prova bindëse se ekziston një rezervuar i madh i ujit, i groposur 1,6 kilometra thellë nën sipërfaqen e akullt afër polit jugor në Mars.

Matjet përmes radarit, të bëra nga hapësira e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Mars Express, kanë gjetur hapësirën 19 kilometërshe të mbushur me ujë në një regjion të planetit, i cili njihet si Planum Australe.

Kjo është hera e parë që është identifikuar një hapësirë e madhe me ujë në planetin e kuq. Kjo gjetje tregon se çfarëdo mikrobe që fillon jetën në Mars do të mundë të zhvillohet më tutje thellë brenda kësaj sipërfaqeje.

“Ne zbuluam ujë në Mars,” ka thënë Roberto Orosei në Institutin Kombëtar të Astrofizikës në Bolonja.

Ai shtoi se çfarëdo lloj shpjegimi tjetër për reflektimet e ndritshme që panë shkencëtarët gjatë vëzhgimit me radar është “i pambrojtur”. Detaje të tjera nga ky zbulim do të publikohen në revistën shkencore Science.

mrs.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041639804840088