INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka jetë edhe në planetin tjetër? NASA bën zbulimin e madh: Ja çfarë gjetëm në MARS [FOTO]

Ka jetë edhe në planetin tjetër? NASA bën zbulimin e madh: Ja çfarë gjetëm në MARS [FOTO]

Publikuar më: 20:44 07-06-2018

Në Mars ka molekula organike dhe metan në atmosferë në faza të ndryshme: asnjëherë si tani, planeti i kuq duket se i ka të gjitha mundësitë për të pritur “jetë” dhe ndoshta për ta “rigjallëruar”. Të dhënat, të dërguara në Tokë nga misioni “Curiosity’ i Nasa-s, janë publikuar në revistën amerikane “Science” dhe nuk janë akoma një provë që ka jetë, por japin një probabilitet të madh që tre miliard e gjysmë më parë, në Mars, kanë ekzistuar mundësitë për një gjë të tillë.

“Po përjetojmë momente entuziazmuese, – ka thënë Chris Webster, i “Jet Populsion” i Nasa-s, në lidhje direkte. – E shohim me shpresë të ardhmen, në kërkim të rezultateve të mundshme. Duhet akoma kohë para se të kuptojmë nëse origjina e metanit është biologjike”.

Gjatë një konference në Qendrën e Fluturimeve në Hapësirë të NASA-s, shkencëtarët kanë deklaruar se gjetja e këtyre molekulave ofron njohuri të reja rreth Planetit të Kuq.

“Kemi gjetur molekula organike në gurët e një shtrati të moçëm lumi” ka njoftuar Jen Eigenbrode, hulumtues shkencor në Goddard.

nsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047