Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Pak më parë Loredana ka postuar në ‘Instastory’ një ‘Ask’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku një ndër tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi i ka dhënë fund aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me ish partnerin dhe babain e vajzës së saj, Mozzikun. Reperja ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve duke shuar shumë kuriozite dhe duke i dhënë fund kështu të gjitha aludimeve lidhur me jetën e saj personale. E pyetur nëse ka kontakte me Mozzik, Loredana është përgjigjur me një “Jo” dhe për faktin nëse është në një lidhje ajo është përgjigjur “PoJo”.
Reperja ka treguar se po del me dikë, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar. Po del me dikë, Loredana flet si rrallëherë për jetën
“A po del në takime, nëse jo kur ishte takimi yt i fundit?”, i ka shkruar një ndjekës. “Tani”, është përgjigjur Loredana.