Alaudin Hamiti është një ndër moderatorët më të njohur shqiptarë i cili prej vitesh drejton emisionin NIN, i cili ndiqet shumë kudo ku ka shqiptarë.
Të themi të drejtën intervistat e tij janë shumë të suksesshme, pasi artistë të ndryshëm zbulojnë detaje që nuk i dinim më parë. Mjafton të përmendimin intervistat e fundit të Mozzik, Ledri, Dafina Zeqiri dhe Ardian Bujupi.
Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve provokative të Prive dhe përgjigjet na befasuan pak.
Pasi u përgjigj për eksperiencën e tij në TV, gazetari e pyeti se kush janë më modestë, futbollistët shqiptarë të njohur ndorkëmbatarisht apo këngëtare të estradës shqiptare dhe Alaudini zgjodhi ata të parët.
Më pas pyetjes pikante nëse i kanë ofruar favore seksuale për t’i ftuar në emision, moderatori u përgjigj me “JO”.
Deri këtu jemi në rregull, por ai hezitoi të përgjigjej nëse ka kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e punës, pasi tha: “Çfarë është kjo pyetje, piiippp”.
Zakonisht heshtja merret si po, por këtë rast po zgjedhim të mos e komentojmë.