INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka lindur një dashuri mes tyre? U tha se la të dashurin për “Serkanin”, Hande Ercel përgjigjet publikisht!

Ka lindur një dashuri mes tyre? U tha se la të dashurin për “Serkanin”, Hande Ercel përgjigjet publikisht!

Publikuar më: 13:38 18-09-2020

Aktorët Hande Erçel dhe Kerem Bursin prej disa ditësh kanë qenë në vëmendje të mediave turke pas aludimeve se mes tyre ka nisur një histori dashurie. Dyshja luajnë bashkë në serialin “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time) që po transmetohet në Turqi dhe ka patur shumë sukses.

Kimia mes tyre ka bërë të nisin thashetheme se dy aktorët kanë nisur një histori dashurie edhe jashtë serialit.

Së fundmi gazetarët e kanë pyetur sërish Handen për lajmet e fundit.

“Fansat mendojnë se shkoni shumë me njëri-tjetrin. Mos ka lindur një dashuri e re mes jush?”, ishte pyetja e gazetarëve të cilëve Hande iu përgjigj se ata thjesht po bëjnë punën e tyre.

“Po e di që mendojnë kështu, por ne thjesht po bëjmë punën tonë. Ne punojmë 24 orë në ditë”-u përgjigj aktorja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324