INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka mbajtur për 18 vjet në bodrum vajzën nga Bosnja, arrestohet 52 vjeçari serb

Ka mbajtur për 18 vjet në bodrum vajzën nga Bosnja, arrestohet 52 vjeçari serb

Publikuar më: 15:41 26-06-2016

Pas një operacioni policor, është arrestuar Gjorgje Veliçkoviq, ish anëtar i Korpusit të Uzhicës. Në kuadër të finalizimit të këtij aksioni, policia ka gjetur në bodrumin e tij në Aleksinac, Serbi, 22 vjeçaren, Samra Huskaraniq, të cilën Gjorgje e ka rrëmbyer gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, në zonën e Srebrenicës. Vajza ishte përdhunuar më shumë se 3 mijë herë, jo vetëm nga Gjorgje, por edhe nga miq të tij ish-anëtarë të Korpusit të Uzhicës.

Gjorgje ka pranuar menjëherë se vajzën së pari e ka mbajtur të fshehur në një fshat në rrëzë të Kopaonikut, ndërsa kur gruaja e tij ka vdekur, atëherë ai e ka dërguar atë në bodrumin e tij me qëllim që t’i shërbejë të gjitha dëshirave të tij, raporton revista “BH”. Vajza nuk është ushqyer mirë, është e pistë, me flokët dhe thonjtë të mëdhenj, ndërsa në trupin e saj shihen dhjetëra lëndime dhe gërvishtje.

Për Gjorgje tani pritet burgim i përjetshëm. Në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 17 granata dore, dy mitralozë, një bazuke dhe një minahedhëse. Këtë rast policia po mundohet ta mbajë të fshehur deri sa të hetohen të gjitha rrethanat e këtij krimi. Vajza është dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Article Logic
Execution time: 0.0041890144348145