Yazemeenah Rossi është një modele franceze, që edhe pse numëron plot 64 vite, ngjan si vajzë e re.
Rossi ka ndarë disa nga sekretet që e bëjnë atë të duket kaq e re dhe përfshijnë disa lloje pijesh që mund të parandalojnë plakjen, por edhe përshpejtojnë edhe metabolizmin.
Modelja shpjegon se konsumon pijet e mëposhtme me stomakun bosh.
-Ujë të ngrohtë me lëng limoni
Kjo përzierje mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, pasi lëngu i limonit ka vetitë dietike dhe pastruese.
Lëngu i limonit ndihmon ndihmon që mëlçia të prodhojë më shumë biliare, gjë që përshpejton tretjen e ushqimeve.
-Uthulla e mollës
Disa studime sugjerojnë se uthulla e mollës mund të ndihmojnë me disa sëmundje, duke filluar me infeksionet e deri tek diabeti.
Mes të tjerash, kjo uthulla e mollës redukton glukozën, kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut.
-Lëngu i xhenxhefilit
Ky lëng përshpejton metabolizmin tuaj dhe e bën trupin të përdorë më shumë energji, shkruan JOQ.