INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka ndryshuar shumë? E akuzojnë për operacione plastike, Flaka Krelani përgjigjet TROÇ: Sillni doktorin...[FOTO]

Ka ndryshuar shumë? E akuzojnë për operacione plastike, Flaka Krelani përgjigjet TROÇ: Sillni doktorin...[FOTO]

Publikuar më: 12:50 12-06-2019

Nuk ka diskutim që Flaka Krelani është një prej zërave më të mirë dhe një prej këngëtareve më unike shqiptare. Talenti i saj ka spikatur që në fillimet e karrierës kur merrte pjesë në spektakle të ndryshme muzikore dhe tashmë numëron një numër të madh këngësh në repertor.

Mirëpo Flaka është komentuar shpesh herë edhe për ndërhyrjet në trupin e saj dhe së fundmi ka folur troç duke sqaruar opinionin publik.

“Faleminderit, por nuk janë ndërhyrje si i keni menduar ju dhe si janë hiperbolizuar. Nëse flasim për përmasa trupore, brisk në trupin tim kurrë nuk ka hyrë. Me punë gjithçka realizohet. Këto përmasa i kam patur që fëmijë falë familjes dhe trashëgimisë së nëns time. Çuditem me faktin se si njerëzit çuditen me faktin se “mrekullia për veten ekziston”. Të gjitha i hedh poshtë, nëse keni dyshime, sillni doktorin”, ishte deklarata e fundit e Flaka Krelanit.

Mos vallë po fliste vetëm për ndërhyrjet në trup, jo në fytyrë? Me siguri po.

MIREAG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001812219619751