Si ju duket? Oriola Marashi është një ndër vajzat më provokuese të shoëbizzit shqiptar, të cilën e kemi parë gjithmonë me veshje ekstravagante dhe mjaft seksi duke i lënë të gjithë me gojë hapur. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes pas nisjes së projektit të saj të parë muzikor në bashkëpunim me grupin OTR dhe fansat e saj mezi po presin debutimin.
Në festën e 1 qershorit, Oriola Marashi është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj.
Oriola shfaqet me flokët me baluke dhe duke buzëqeshur. Siç e shohim në foto, ajo ka qenë një vogëlushe mjaft e ëmbël, e cila ka ruajtur shumë nga tiparet që ka edhe tani.