INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë? Ja si u përgjigj Rudina Dembacaj

Ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë? Ja si u përgjigj Rudina Dembacaj

Publikuar më: 19:37 23-09-2022

Rudina Dembacaj është një aktore mjaft e dashur e humorit. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, së bashku me motrën e saj ku kanë folur për lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Jo vetëm kaq por aktorja u ndal edhe te planet për një shtatzëni të dytë.

Biseda në studio:

Rudina Magjistari: Cila prej jush e ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë? apo të dyja?

Jereda Dembacaj: Unë me thënë të drejtën nuk e kam në plan.

Rudina Dembacaj: Kurse unë bëj sikur e kam në plan. Kjo është një temë që është diskutuar shumë mes meje dhe bashkëshortit tim.

Rudina Magjistari: Po dhe portalet vdesin të të bëjnë pak shtatzënë.

Rudina Dembacaj: Në fakt me dashurinë që ka marku për fëmijët shpesh herë më vjen keq mos ta bëj dhe një tjetër dhe do nisesha kryesisht nga Marku se Viktoria ka Hanën. Ato janë dy motra dhe nuk do nisesha me idenë mos e lë Vikin vetëm, por unë duhet ta ndiej njëherë të nevojshme se vetëm po e shty këtë planin e fëmijës dhe gjynah nga Zoti ta diskutojmë kaq shumë. Kur të ndihem gati, ende nuk ndihem gati.

Mes batutave Rudina tregon edhe një situatë kur duke bërë plane të reja për karrierën e saj Marku, i cili dëshiron shumë të bëhet sërish baba, pasi e ka dëgjuar i ka thënë “u shty prapë më duket”.

Rudina Dembacaj: Po i flisja Markut për një projekt që kam tani në teatër dhe pas projektit në teatër zhvillova një bisedë për shtatorin tjetër dhe Marku më tha “bravo zemër të lumtë, u shty prapë fëmija më duket”.

Article Logic
Execution time: 0.0035707950592041