Marina Vjollca është një prej moderatoreve më të komentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Prej disa muajsh Marinën nuk e kemi parë më në ekran dhe fillimisht u tha që Marina mbeti larg televizionit prej kërkesa të partnerit të saj Getoarit. Por ky i fundit në një dalje televizive i mohoi këto thashetheme duke u shprehur se bashkëshortja e tij është shumë përzgjedhëse.
Ndërkohë që “iconstyle” ka zbuluar se Marina do të kthehet në sezonin e ardhshëm, në ekranin e televizionit “Klan” pavarësisht shkëputjes së saj të gjatë.
E sicc duket, Marina e ka nisur punën që tani për sezonin që vjedh dhe këtë e mësuam pasi shkëmbeu disa komente me të motrën, Lirën, tek fotoja me pizhama që postoi në Instagram.
“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”, i komenton e motra me shaka.
Dhe Marina i përgjigjet:
“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni.”