INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një arsye përse ju pëlqen të kafshoni buzët e partnerit! Zbulojeni...

Ka një arsye përse ju pëlqen të kafshoni buzët e partnerit! Zbulojeni...

Publikuar më: 16:27 14-05-2019

Ndodh që kur ju dhe partneri/partnerja putheni, nuk rezistoni dot pa shkëmbyer ndonjë kafshim të vogël. Disa njerëz mendojnë se kafshimi i buzëve të dikujt tjetër është një metodë sadomazokizmi, por nuk ka të bëjë me diçka negative.

Në fakt, është një reagim momenti që lidhet me pasionin që ndjeni për personin e zemrës. Është një veprim natyral, ndonëse ju mendoni se është dëshirë paksa e paarsyeshme.

Ekspertët e kanë quajtur këtë "fenomen agresioni i butë" pasi analizuan dhe dolën në konkluzione se ndihmon në kontrollimin e emocioneve. Studiuesit sugjerojnë se ne i shfaqim ndjenjat në mënyra të ndryshme.

Ka raste që ne jemi të tensionuar dhe zgjedhim të numërojmë deri në 10 për të kontrolluar zemërimin sepse e dimë që mund të ketë pasoja negative nëse veprojmë pa menduar. Truri ynë përbëhet nga 3 pjesë, të ndara në ndjenja, emocione dhe instikte.

Studiuesit tregojnë se në rastet kur nuk përmbani dot dëshirën për të kafshuar buzët e partnerit/partneres, është thjesht një mënyrë për të treguar dashuri dhe pasion për të.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283