INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një shkak pse Gigi Hadid është e dobët dhe nuk është dieta apo fitnesi! [FOTO]

Ka një shkak pse Gigi Hadid është e dobët dhe nuk është dieta apo fitnesi! [FOTO]

Publikuar më: 09:57 09-12-2016

Supermodelja amerikane ka bërë një rrëfim të sinqertë që të zhdukë të gjithë zërat rreth saj.

Ishte e qartë për sytë e të gjithëve se sa e dobët u shfaq Gigi Hadid në Victoria’s Secret Fashion Shoë, por duket se kjo rënie në peshë nuk ishte aspak e qëllimshme. Bukuroshja 21 vjeçare tregoi për revistën Elle se vuan nga sëmundja e Hashimotos, një problem që prek tiroidet. Gigi ka shtuar se po merr trajtim për hipotiroidismin, që shkakton një ngadalësim të metabolizmin duke shkaktuar ndonjëherë edhe shtim në peshë dhe depresion. Kjo ka vazhduar për plot dy vitet e fundit ndërsa medikamentet mjekësore që po merr janë fajtore për pamjen e saj shumë të dobët. Ajo këmbëngul se nuk dëshironte të binte në peshë përpara shfaqjes së Victoria’s Secret, por metabolizmi i saj ka ndryshuar në mënyrë të çmendur përgjatë këtij viti.

gigidob.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338