INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një shpjegim se pse i mbyllim sytë kur puthim

Ka një shpjegim se pse i mbyllim sytë kur puthim

Publikuar më: 12:35 06-04-2017

Dashuria të bën të verbër!

Besimi se kur dashuron nuk do t'ia dish për asgjë tjetër, merr kuptim tek puthja. Një studim i psikologëve Sandra Murphy dhe Polly Dalton shpjegon përse i mbajmë sytë mbyllur kur puthim dikë që e duam.

Sipas tyre, arsyeja e vërtetë është dëshira për ta ndier dikë thellësisht, pa u ndikuar nga elemente të jashtme, si pamja e partnerit apo vendi ku ndodhemi. Kur i mbajmë sytë hapur nuk ndjejmë të njëjtën kënaqësi sepse, siç shpjegohet, kështu puthja kthehet në një përvojë mekanike.

Duke mbyllur sytë, përqëndrohemi tek shqisat, prekja, ndjesitë që na jep tjetri, duke e bërë puthjen një përvojë me të vërtetë shpirtërore.

Gjatë studimit, u vu re se njerëzit, teksa puthnin me sytë mbyllur, kishin një dridhje të lehtë të duarve, e cila nuk ndodhte kur puthnin me sytë hapur.

Kur thonë "dashuria të bën të verbër", duhet ta kenë fjalën pikërisht për këtë.

Article Logic
Execution time: 0.00211501121521