INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një surprizë në 'pole position' të garës së Rusisë

Ka një surprizë në 'pole position' të garës së Rusisë

Publikuar më: 14:39 29-09-2018

Valtteri Bottas ka surprizuar të gjithë në pistën e Sochi, duke siguruar “pole position” në garën e Çmimit të Madh të Rusisë. Piloti finlandez dha kohën 1’31”387, kohë rekord për këtë pistë, duke lënë pas me 4 të mijëtat shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton.

Pra, vija e parë e nisjes është tërësisht e Mercedes, më e shpejtë se makinat e tjera. Dy makinat Ferrari u renditën në vendet 3-4, me Sebastian Vettel që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Raikkonen, por dy “kokëkuqet” ishin gati gjysmë sekondi më të avashta.


Rezultati i Bottas ishte vërtet një surprizë, pasi pritej që Hamilton të ishte më i shpejti, duke qenë se i dominoi dy sesionet e para. Por finlandezi bëri një xhiro të përkryer, duke mposhtur shokun e skuadrës. Ferrari me probleme, më e avashtë se Mercedes, madje mund ta kishte nisur edhe më pas garën nesër nëse Red Bull nuk do të ishte penalizuar për ndërrimin e motorëve.

Në “top-10” u klasifikuan edhe Magnussen (Haas), Ocon (Force India), Leclerc (Sauber), Perez (Force India), Grosjean (Haas) dhe Ericsson (Sauber) .

 

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723