Modelja shqiptare Emina Çunmulaj prej kohësh jeton në Amerikë me partnerin e saj Sam Nazarian.
Përveç modelingut së fundmi shqiptaren e kemi parë edhe majft të angazhuar në çështje që i përkasin feminizmit dhe rolit të gruas në shoqëri.
Për këtë arsye Emina po përpiqet gjithnjë e më shumë që të sfidojë të gjitha komplekset që vendosen për një grua.
Së fundmi modelja ka postuar në Instastoryn e saj, një foto ku duket tamam nuse për shtëpi. Ndonëse Emina është gruaja e një burri shumë të pasur, gjithmonë është treguar modeste. Në foton në fjalë ajo, e veshur me rroba komode, shihet duke pastruar e fshirë ambientin e brendshëm të shtëpisë.