Së fundmi, çifti i njohur i showbizit Loredana dhe Mozzik, janë komentuar shumë nga mediat roze, sidomos pasi u bënë prindër për herë të parë.
Para pak ditësh, ata sollën në jetë një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Hana.
Nga periudha e shtatzënisë, ata bënë publike çdo detaj nga lindja në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat emocionet e mëdha.
Këngëtarja zgjodhi që lindjen ta bëjë në Zvicër dhe të gjithë menduan se do të bëjë një periudhë pushimi në karrierë, për t’iu përkushtuar mëmërisë.
Por siç duket, Loredana do t’i kthehët skenës më shpejt se sa kishim menduar.
Me anë të një postimi në instastory, mësohet se ajo ka lajmëruar fansat, se për festa do të performojë në Ferizaj, qytetin e saj të lindjes.
Këtë gjë e konfirmoi edhe reperi i njohur Mozzik në profilin e tij personal, ku shkruan: “Pas pauzës të koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojmë pjesën më të bukur të muzikës. Po startojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam çdo gjë ! Ferizaj m'ka marr malli me knu gjithë natën hite ❤ Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet po e gjithë Kosova a po shtet tjetër”/intv.al/