INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka pasuri prej miliona dollarësh por nuk do ta besoni se ku bën shopping kjo këngëtare[FOTO]

Ka pasuri prej miliona dollarësh por nuk do ta besoni se ku bën shopping kjo këngëtare[FOTO]

Publikuar më: 09:45 27-03-2018

Tashmë pothuajse të gjithë ndjekësit e botës së showbizz-it, janë familjarizuar me faktin se Vip-at e adhurojnë të bëjnë shopping me çmime vërtet të larta duke blerë produkte nga markat më në zë të modës.

Por ja që ka edhe nga ato këngëtare që preferojnë të blejnë si të gjithë njerëzit e thjeshtë duke shfytëzuar skontot e sezonit.

Beyonce ka një pasuri rreth 500 milionë dollarësh, por kjo nuk e pengon që të bëje shopping në dyqanet ku blejnë personat të cilët nuk janë dhe aq mirë nga ana ekonomike duke përfituar nga uljet e çmimeve.

Së fundmi këngëtarja me famë botërore është fotografuar në një dyqan në Los Angeles, ku çdo gjë ishte me ulje.

Pavarësisht se me skenat tipike që Vip-at përpiqen të maskuar duke mbajtur aksesorë si Beyonce në këtë rast me syzet e saj, mesa duket nuk ka mundur të shpëtojë nga sytë e personave që ndodheshin në të njëjtin dyqan të cilët e kanë fotografuar duke e kapur paksa “mat”.

Beyonce kishte veshur xhinse, një bluzë të lirshme të bardhë me pika të zeza dhe këpucë të larta. Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj 6-vjeçare, Blue Ivy dhe i ka çuditur të gjithë ndërkohë që tërhiqte karrocën e mbushur.

Kjo nuk është hera e parë për Beyoncen që bën shopping në dyqane ku ka skonto, pasi në dhjetor të vitit të kaluar këngëtarja eshte pare është fotografuar duke bërë diçka të tillë.

Mesa duket fjala “komplekse” nuk ekziston në fjalorin e divës së muzikës botërore.

fgbh45.PNG

ftg3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842