Ka pak kohë që në rrjet po qarkullon një video, ku mendohet se Shqipe Hysenaj është takuar në një lokal së bashku me Melisa Lleshin dhe Andin.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së bashku me gazetarët e njohur Armend Dumbo dhe Genta Hodo për të folur rreth ngjarjeve të fundit që bënë bujë në “Për’puthen”, Shqipja u pyet nga gazetari Dumbo edhe në lidhje me këtë video që po bën namin në rrjet
Ajo hodhi poshtë në mënyrë kategorike faktin se ka konsumuar një kafe me dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”.
“Kam qenë në Top Channel të premten me Arbrin që kam dhënë një intervistë. Nuk kam pirë kafe me Melisën dhe Andin. Ishte zë burri, nuk ishte i imi. Zëri im është shumë karakteristik ashtu edhe qeshura, nuk mund ta kenë të gjithë. Nuk më pëlqente si fliste dhe qeshte, ishte shumë e shëmtuar”, tha Shqipja.
link: https://www.instagram.com/p/CLw0cLZB_Fu/?igshid=d3klnb1ogybj