Si një ish-finaliste dhe ish-banore e formatit “Big Brother Vip”, moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar së fundmi disa situata të ndodhura në këtë edicion të dytë të reality-show -t.
Teksa në Prime-in e mbrëmshëm po diskutohej klipi për sjellet e banorëve kundrejt njëri-tjetrit, Arbana Osmani mes të tjerash u shpreh se të gjithë do të dënoheshin pasi kanë thyer rregullat duke mosrespektuar të tjerët.
Einxhel ka reaguar gjatë spektaklit live, përmes një statusi në Twitter.
“Ku ishin vjet rregullat”, ka shkruar Einxhel, dukshëm drejtuar produksionit për ngjarjet dhe debatet e ndodhura vitin e kaluar.
Më tej Einxhel ka pasur diçka për të thënë edhe për njërën nga banoret e këtij sezoni, aktoren Olta Gixhari. Moderatorja ka kujtuar një episod ku ka pasur një takim me të.
“Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për “BBVA”… Heh”– thuhet në statusin e plotë të Einxhel.
Por përpos statusit, ajo ka zbuluar edhe diçka tjetër në seksionin e komenteve, duke iu përgjigjur një ndjekësi. Ky i fundit shprehu dëshirën që moderatorja të shkojë në “BBVA” si opinioniste, por përgjigja e Einxhel habiti jo pak.
Moderatorja u përgjigj duke shkruar: “Ndoshta nuk mundem… pasi thashë “JO”, duke zbuluar që jo vetëm është ftuar për të qenë opinioniste e programit, por e ka refuzuar ftesën.