INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ka shtet, jo shaka”, zbuloni çfarë ka bërë Policia e Shtetit para ndeshjes Partizani-Luftëtari [FOTO]

“Ka shtet, jo shaka”, zbuloni çfarë ka bërë Policia e Shtetit para ndeshjes Partizani-Luftëtari [FOTO]

Publikuar më: 20:38 16-10-2017

Partizani iu largua zonës së ftohtë të rënies duke ngjitur hierarkitë në Kategorinë Superiore, pas fitores 2-0 ndaj Luftëtarit. “Demat e Kuq” prishën ekuilibrat pas thuajse gjysmë ore lojë me një prekje të lehtë të Sykajt brenda zonës, por goli më i bukur erdhi nga Lorenc Trashi me kokë pas një aksioni model. Por para ndeshjes, Policia e Shtetit nuk ka kursyer autobusin e Partizanit, pasi e ka gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra për parkim të gabuar para hyrjes së stadiumit “Dinamo”. Është gazetari i njohur, Artan Hoxha ai i cili ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” ku shihet gjoba në autobusin e Partizanit dhe ka shkruar “Ka shtet jo shaka!!!”.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158