INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka shtuar 10 kile për pak kohë, Enca zbulon ARSYEN pse: 'Mos i gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre ...'

Ka shtuar 10 kile për pak kohë, Enca zbulon ARSYEN pse: 'Mos i gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre ...'

Publikuar më: 17:26 08-03-2021

Enca i ka dedikuar kohë ndjekësve dhe pyetjeve të tyre dhe një prej tyre e ka pyetur për shtimin në peshë që është i dukshëm edhe në klipin e fundit të këngëtares. Ajo nuk ka nguruar aspak të shpjegojë aryset madje ka dhënë edhe një mesazh për ata që e ndjekin.

“Qëkur theva këmbën rreth 2 muaj më parë më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kg. Tani 5 prej tyre i kam hequr, por po vazhdoj të përpiqem. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kg jam ende po e njëjta”, ka thënë Enca.

 1-4-225x400.png

Prej pak kohësh, këngëtarja ka pasur një problem me këmbën për të cilin ka folur pak, por i ka ndikuar edhe në vazhdimësinë e projekteve. Megjithatë, ajo arriti ta publikojë klipin e ri të saj 'Nashta'.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818