Kanë përfunduar sfidat e sotme të Champions League, me një ”lumë golash” të shënuar.
Cristiano Ronaldo është bërë edhe një herë tjetër protagonist për Realin e Madridit me dy gola të shënuar në transfertën e vështirë ndaj Dortmundit në Champions League.
Në ndeshjen më të rëndësishme të së martës, Reali triumfoi ndaj Dortmundit me rezultatin 1-3. Goli parë u shënua nga Bale në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte vendimtar portugezi Ronaldo, i cili shënoi dy herë. Ndërkohë, golin e vetëm për Dortmundin në këtë ndeshje e shënoi Aubameyang.
Ndeshja tjetër e këtij grupi u luajt në Qipro, mes Apolit vendas dhe Tottenham, ku skuadra angleze triumfoi pastër 0-3. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Reali dhe Tottenham janë në krye me 6 pikë të plota, ndërsa për Dortmundin kualifikimi bëhet i vështirë pas gjendet në kuotën e 0 pikëve.
Pasi barazoi dy javë më parë në “Anfield” ndaj Sevilla-s, sërish Liverpool nuk ka mundur të fitojë në Champions, duke marrë një barazim 1-1 në Rusi ndaj Spartak Moscoë.Ndërsa Sevilla mundi lehtësisht 3-0 Mariborin me të cilët u aktivizua edhe shqiptari Ahmedi, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë sfidë.
Insigne, Mertens dhe Callejon ishte treshja që e çoi te fitorja Napolin ndaj holandezëve të Feyenoord në një fitore 3-1. Manchester City mori një fitore të pastër 2-0 me ukrainasit e Shakhtar Donetsk, duke marrë vendin e parë me 6 pikë të plota.
Besiktas vazhdon të befasojë, duke marrë fitoren e dytë në po kaq ndeshje. Këtë herë skuadra turke ka mundur surprizën e një sezoni më parë në Gjermani, Leipzig me rezultatin 2-0. Surprizë mund të cilësohet edhe fitorja e thellë e Portos në Francë ndaj gjysmëfinalistëve të edicionit të kaluar të Champions, Monaco-s, duke triumfuar 0-3.