Lori Hoxha është një nga vajzat më me ndikim në vendin tonë. Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpalos stilin dhe sharmin e saj e jo më kot numëron shumë ndjekës.
Ajo që bie më shumë në sy në veshjet e saj, janë atletet të cilat i ka të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme.
Madje këtë gjë ja ka vënë re edhe një djalë në një nga kompanitë më të mëdha të kafes në botë. Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ ka publikuar në ‘SnapChat’ një fotografi të atlete të saj dhe ka shkruar: “Djali tek ‘Starbucks’ më quajti mbretëreshë të atleteve dhe unë bie dakord”.
Siç duket Lori shkon shpesh aty dhe me siguri sa herë që ka shkuar ka patur atlete të ndryshme.