INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka tensione, çfarë po ndodh në mbledhjen e PD-së?

Ka tensione, çfarë po ndodh në mbledhjen e PD-së?

Publikuar më: 18:59 21-09-2017

Ka filluar sot në orën 18:30 mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe kundërshtarët e Bashës të cilët i kanë kërkuar llogari kryetarit të kësaj partie për ato që ka bërë dhe po bën në krye të kësaj force politike.

Mbledhja është duke u mbajtur në selinë e Partisë Demokratike prej më shumë se 1 orë.

Brenda mbledhjes mësohet se që në fillim të mbledhjes kritikët i kanë kërkuar llogari Bashës për humbjen e zgjedhjeve në mënyrë të turpshme si dhe për përgjegjësinë e humbjes që në fakt nuk u mbajt apo të bëhej një analizë për humbjen skandaloze të mbi 220 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit. 

Ndërkohë që Basha ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë nisjen e një analizë të thellë në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike. Mësohet se nga kjo analizë do të kërkohet të nxirren shkaqet e humbjes së 25 qershorit dhe gjithashtu për të nxjerrë dhe shkaktarët e rezultatit zhgënjyes në të 12 qarqet.

Përveç riorganizimit të partisë, një tjetër temë shumë e rëndësishme që është duke u diskutuar në mbledhjen e kryesisë së PD-së është edhe reforma zgjedhore. Edhe pse kjo çështje nuk përbën fokusin kryesor të kësaj mbledhje, ajo pritet të sjellë debate mes Lulzim Bashës dhe disa eksponentëve të kryesisë së PD.

Por situata ka degraduar në një moment ku ka pasur përplasje të ashpra mes Jemin Gjanës dhe Sekretares së Partisë Demokratike Valbona Mezini. Siç bëjne me dije mediat e tjera, Mezini i ka kërkuar disa herë llogari për organizimin e zgjedhjeve në parti dhe e ka ndërprerë disa herë atë por kjo si ka pëlqyer aspak Gjanës i cili është nxehur dhe ka tentuar të godasë Valbona Mezinin.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217